Tematike
Deputetët dhe ministrat duhet të bëjnë publike shtetësinë e tyre të dyfishtë
Pas Dhomës Nacionale edhe Dhoma e Kantoneve ka miratuar një propozim përkatës të mërkurën. SP dhe Të Gjelbrit rezistuan por pa sukses
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë në të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës dhe në Këshillin Federal, në të ardhmen, duhet të bëjnë publike përkatësitë e tyre shtetërore. Pas Dhomës Nacionale edhe Dhoma e Kantoneve ka miratuar një propozim përkatës të mërkurën, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA.
Ndryshimi i Urdhëresës së Administratës Parlamentare ishte iniciuar nga kryetari i SVP-së, Marco Chiesa, në vitin 2018 me një iniciativë parlamentare të cilën e ndoqën të dy komisionet përkatëse, transmeton albinfo.ch. Të dyja dhomat tashmë kanë miratuar gjithashtu rritjen e transparencës në zbulimin e kombësive.
Vendimi në dhomën e vogël (të kantoneve) ishte 29 me 12 vota. PS dhe të Gjelbrit i rezistuan projektligjit.
Sipas Chiesa-s, i cili foli në emër të Komisionit Politik Shtetëror të Dhomës së Kantoneve (SPK-S) për propozimin “e tij”, votuesit janë po aq të interesuar për shtetësinë e dyfishtë sa dhe për profesionin, gradën ushtarake, moshën ose pozicionet në organet drejtuese. Me shtimin e këtij informacioni në ligj dhe në rregullore, do të krijohet transparenca e dëshiruar. Informacioni shtesë duhet t’u shtohet biografive të shkurtra të anëtarëve të parlamentit dhe këshilltarëve federalë.
Në sesionin veror, Dhoma e Madhe (Nacionale) pati hequr nga projektligji detyrimin që anëtarët e Asamblesë Federale dhe Këshilltarët Federalë të jepnin adresën e tyre postare. Dhoma e Kantoneve, nga ana tjetër, dëshiron t’i përmbahet ligjit në fuqi.
Dështoi ndalimi i dyshtetësisë për ministrat federalë
Me një nismë tjetër, Chiesa donte t`ua ndalonte anëtarëve të Këshillit Federal (qeverisë) mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë, përcjell albinfo.ch. Por kjo tashmë ka dështuar në nivelin e komisionit, që në vjeshtën e vitit 2018.
Shtetësia e dyfishtë e anëtarëve të qeverisë dhe parlamentit ishte diskutuar para zgjedhjes së ministrit federal Ignazio Cassis. Kandidati i atëhershëm dhe ministri i jashtëm aktual kishte hequr dorë vullnetarisht nga shtetësia e tij italiane.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra