Uncategorized
Deportohen 6 drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Turqi
Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT-së
Gjashtë shtetasit turq, drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif”, që u arrestuan nga policia e Kosovës janë deportuar në Turqi. Ministri e Punëve të Brendshme më herët njoftoi se shtetasve turq u është revokuar lejet e qëndrimit.
“Gjatë administrimit të provave, kemi konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje-qëndrimit të tyre në territorin e Kosovës. Pas revokimit të lejeve, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Në mëngjesin e së enjtes, policia ka arrestuar drejtuesit e institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulenit. Drejtori gjeneral i këtij institucioni, Mustafa Erden, është arrestuar gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në punë. Në një situatë të ngjashme është arrestuar edhe zëvendësdrejtori, Yusuf Karabima.
Bashkëshortja e këtij të fundit thotë se policia nuk ka treguar ndonjë vendim për urdhëarrest dhe se e kanë keqtrajtuar atë dhe djalin e saj, të cilët kanë rezistuar.
Për këtë çështje ka folur edhe Kryeministri Haradinaj i cli tha se nuk ka qenë në dijeni për aksionin e policisë. E Anadolu Agency thotë se Agjencia Turke e Inteligjencës e ka realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste “FETO/Strukturës së Shtetit Paralel” në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.
Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT-së thuhet në shkrimin e AA-së.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind