Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit reagon në lidhje me protestat e dhunshme në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, duke theksuar se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje është e papranueshme, dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve për të pranuar vullnetin elektoral.
“Jemi të fokusuar në bashkëpunimin me Serbinë për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell albinfo.ch.
Tutje nga DASH-i janë shprehur të shqetësuar me mënyrën si janë zhvillur procedurat gjatë këtij procesi.
“Me shqetësim analizojmë gjetjet e ODIHR-it se zgjedhjet u ndotën nga gabime të shumta procedurale, presione ndaj zyrtarëve publikë dhe keqpërdorime të burimeve publike dhe se këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijuan kushte të padrejta. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-në për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve”, thuhet në deklaratën që ka përcjellë Zëri i Amerikës.
Ndryshe, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se akuzat për parregullsi duhet të hetohen.
“Dhuna e drejtuar ndaj organeve zgjedhore, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar është e papranueshme. Partitë duhet të raportojnë incidentet e parregullsive zgjedhore përmes kanaleve të duhura ligjore. Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjitha palëve, qofshin ato fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në votim”, thuhet tutje në reagim.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh