Ukraina

‘Dënoj pushtimin e pajustifikuar rus të Irakut’, gafa e ish-presidentit Bush

Ish-presidenti amerikan George W Bush ka bërë një gafë gjatë një fjalimi mbi demokracinë teksa dënoi ‘pushtimin e pajustifikuar dhe të dhunshëm të Rusisë në Irak’.

Bush, i cili dërgoi trupat amerikane për të rrëzuar Saddam Husseinin gjatë kohës kur ishte president, u ngatërrua gjatë një fjalimi mbi demokracinë ditën e mërkurë.

“Zgjedhjet në Rusi u vodhën”, tha 75-vjeçari. “Kundërshtarët politikë burgosen ose përjashtohen nga proceset zgjedhore”.

“Ky është rezultati i mungesës së balancës mes pushteteve në Rusi”, tha ai.

“Vendimi i një njeriu të vetëm për të ndërmarrë një pushtim të pajustifikuar dhe të dhunshëm të Irakut… doja të thosha Ukrainës”.

Bush u përpoq ta kalonte me shaka duke ia hedhur fajin moshës për gafën e bërë, teksa audienca shpërtheu në të qeshura.