Gruaja
Dënohet vjehrra kosovare për “ngujimin me vite të tëra” të nuses
Sipas së resë, gruaja 61-vjeçare që ishte nëna e të shoqit, ishte “gruaja më e poshtër në botë”. Ajo akuzonte vjehrrën se gjatë një periudhe prej afër dy vjetësh e kishte mbajtur të ngujuar rregullisht në banesën e përbashkët
Një shtetase kosovare kishte akuzuar ish-burrin e saj dhe prindërit e tij se e kishin mbajtur të mbyllur dhunshëm në banesën e përbashkët. Gjatë verës, Gjykata e Lartë (kantonale) e Zug-ut e ka trajtuar këtë rast dhe, vendimi gjyqësor tregon se problemi nuk ka qenë krejtësisht ashtu siç e ka paraqitur viktima, shkruan zentralplus.ch, përcejell albinfo.ch.
Në procesin e zhvilluar paraprakisht në Gjykatën Penale të Zug-ut para një viti, paditësja private nuk kishte lënë gjë të keqe pa thënë për vjehrrën e vet, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, gruaja 61 vjeçare që ishte nëna e të shoqit ishte “gruaja më e poshtër në botë”. Ajo akuzonte vjehrrën se gjatë një periudhe prej afër dy vjetësh e kishte mbajtur të ngujuar rregullisht në banesën e përbashkët.
61 vjeçarja është dënuar nga gjykata në fjalë me 15 muaj burg me kusht për detyrim dhe privim të shumëfishtë të lisrisë. Po ashtu ajo kishte marrë dhe një dënim me kusht me të holla.
Veç vjehrrës edhe vjehrri (63 vjeç) dhe ish-bashkëshorti (42 vjeç) kanë qenë të akuzuar. Ata jetonin të gjithë në një banesë të përbashkët dhe kishin siguruar që gruaja e viktimizuar të mos mund të hynte e dilte kur të donte nga shtëpia.
Gjykata i ka shqiptuar vjehrrit një dënim me kusht me para dhe një gjobë ndaj tij dhe të birit ishte konstatuar edhe një shkelje e ligjit për armëmbajtjen pasi që kishin pasur një thikë të zbërthyeshme. Veç kësaj, ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar shumë herë viktimën me vdekje, transmeton albinfo.ch. Ata tashmë prej kohësh nuk kanë kontakt mes vete.
Krahas ngujimit në banesë, i akuzuari kryesor (bashkëshorti) sipas gruas, në prill të vitit 2016 e kishte sjellë atë me dhunë në banesë, pasi që ajo, pas një zënke me të kishte ikur shkallëve dhe kishte kërkuar ndihmë. Pasi e kishte futur në banesë, ai kishte rrahur atë duke e goditur me duar dhe duke e përplasur në dollap e pastaj në dysheme. Nga kjo dhunë ajo kishte pësuar mavijosje në trup, që ishin dëshmuar.
Sidoqoftë, të tre të akuzuarit e kishin kundërshtuar aktgjykimin. Pas procesit të zhvilluar në korrik të këtij viti, çështja duhej të gjykohej nga Gjykata e lartë. Kjo gjykatë e ka miratuar vetëm pjesërisht shkallën paraprake gjyqësore.
Veç tjerash, Gjykata e Lartë shpreh dyshimin e saj nëse me të vërtetë viktima nuk kishte pasur fare mundësi të ikte nga banesa, siç kishte konstatuar gjykata penale, transmeton albinfo.ch. Deklarimet e viktimës nuk kishin qenë me të vërtetë të besueshme. Nga njëra anë pohimet e saj se sa shpesh ka qenë e ngujuar, nuk ishin sa duhet konkrete.
Nga ana tjetër, lindin pyetje se si ka mundësi që njerëz të besueshëm të viktimës të mos dinin për shtrirjen e këtij ngujimi kaq intensiv të saj. Ajo që mbetet e besueshme është akuza për rastin e përmendur të kthimit të saj të dhunshëm në banesë nga tashmë ish-bashkëshorti. Në këtë pikë Gjykata e Lartë ka ndjekur argumentimin e shkallës paraprake të gjyqësisë.
Kështu, me vendimin e Gjykatës së Lartë, ish bashkëshorti gjykohet me dënim me kusht me para, ose 90 njësi ditore nga 90 franga si dhe një gjobë prej 300 frangash. Veç kësaj, ai duhet t`i paguajë 500 franga si dëmshpërblim viktimës. Shuma shkon në një fondacion për mbrojtje të fëmijëve në Zvicër. Ai është liruar vetëm nga pika e akuzës që e ngarkonte për ndihmë të ofruar në privimin e shumëfishtë të lirisë, përcjell albinfo.ch. Kjo, për faktin se sipas gjykatës, nuk ka prova të mjaftueshme që ajo në mënyrë të qëllimshme dhe penalisht relevante të jetë mbyllur nga vjehrra e saj.
Po kështu nuk është dëshmuar që i akuzuari kryesor në mënyrë të qëllimshme nuk ka ndërmarrë asgjë kundër kësaj (mbylljes me dhunë të të shoqes). Për këtë arsye vjehrra është liruar nga akuza për privim të shumëfishtë të lirisë së të resë së saj. Ndërsa për pikën e akuzës që e ngarkonte për shtrëngim (detyrim) ajo dënohet me dënim me para me kusht, prej 35 njësish ditore nga 30 franga. Për deliktin e njëjtë dënohet edhe vjehrri por ai me dënim me të holla me kusht prej 35 njësishë ditore nga 90 franga.
Të tre të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë