Bota

Dënohet ‘shqelmuesi’ i Berlinit

Svetoslav S. kishte shqelmuar një studente 26-vjeçare, e cila ra me fytyrë në platformën e metrosë. Ai është dënuar me 2 vjet e 11 muaj heqja lirie

Svetoslav S., i cili kishte goditur një grua me shqelm në stacionin e metrosë Hermannstraße në Neukölln të Berlinit është dënuar me 2 vjet e 11 muaj heqja lirie, shkruajnë mediat gjermane.

Kjo ngjarje kishte tronditur opinionin gjerman, derisa ai u dënua me afër tre vjet heqje lirie, përcjell albinfo.ch.

Ai kishte shqelmuar një studente 26-vjeçare, e cila ra me fytyrë në platformën e metrosë. Studentja kishte pësuar lëndime në krah, duke e thyer dhe ishte lënduar në kokë.

Sulmi kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar në Berlin të Gjermanisë.

Svetoslav S., është me origjinë bullgare dhe ka pranuar fajin, por ka thënë se ishte nën ndikimin e alkoolit.