Shkurt.ch

Dënohet për fyerje në Facebook

Një gjykatës nga St-Gall e ka dënuar një vajzë të re me gjobë për Cybbermobbing

«Tipi i mjerë» («tuurige Mensch») dhe fyrje të tjera të natyrës së vrazhdë («Seckel») që i janë drejtuar një burri në Facebook i kanë kushtuar me dënim me gjobë prej Frs 210 një vajze 19-vjeçare, njofton e përditshmja «Le Matin».

Kjo aferë ka fillluar në vitin 2010, kur një banor ka arritur ta ndërpresë organizimin e koncerteve «KuGl» deri në orën 5 në fund të javëve. Në reagim të këtij vendimi një grup është konstituuar në Facebook dhe në suaza të këtij grupi vajza 19-vjeçare ka drejtuar fjalë fyese ndaj personit iniciator të kësaj ndalese.

Gjykatësi i ka cilësuar të «tmerrshme» fyerjet në forume të bisedimeve në internet. Vajza e inkriminuar ka pranuar se komentet e saj në Facebook ishin të pamenduara dhe se për të fjalët e përdorura ndaj personit në fjalë nuk përbënin fyerje.