Shkurt.ch
Dënohet pasi vret tri maca
Gjykata e rrethit në St. Gallen ka dënuar kosovarin M. N. (28-vjeçar) pasi ai kishte torturuar tri maca. Shumë pak përgjigje ka marrë Gjykata pas pyetjeve të parashtruara. “Pse e keni bërë gjithë këtë”, pyeste vazhdimisht gjykatësi. M. S. rregullisht i mblidhte krahët duke thënë: “Nuk e di saktë”.
Ai ende nuk ishte i vetëdijshëm se pse gjendej para trupit gjykues dhe se akuzohej për veprën penale “ushtrim mizerik, abuzim dhe shkaktim të vdekjes së dhimbshme të kafshëve”, pasi që të tri macet i kishte torturuar deri në vdekje. Ngjarja kishte filluar në dhjetor të vitit të kaluar, kur e dashura e tij J. S. (22-vjeçare) bashkohet sërish me te. “Ne njiheshim që më parë dhe lidhja jonë rifilloi përsëri”, ka deklaruar M.S. para trupit gjykues.
J. S. ia kishte hapur përsëri zemrën dhe banesën e saj, ndërsa M.S. i papunë e kishte shfrytëzuar gabimisht lidhjen e tyre. Ditë të tëra ai kishte qëndruar tek ajo, ndërsa ajo punonte rregullisht. M.S. nuk dinte se ç‘të bënte me vetveten dhe në gjithë këtë situatë, ai ia vrau tri mace zviceranes, njërën duke e goditur me grusht, ndërsa dy të tjerat me thikë të kuzhinës.
“Pse”, pyeste rregullisht gjykatësi, ndërsa M.S. përgjigjet: “Nuk e di, unë isha i sëmurë nga bronhiti, ndoshta kam qenë alergjik ndaj kafshëve”. Por, edhe përpos të gjithë këtyre dëmeve, zviceranja nuk e kishte dëbuar M. S. nga banesa. Në fund të seancës gjyqësore, Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për të gjitha akuzat, duke e dënuar me shtatë muaj burg me kusht, një dënim në të holla prej 1000 frangash zvicerane dhe 2000 franga shpenzimet gjyqësore.
Në fund, gjykatësi ia parashtroi pyetjen: “Po të sjellë e dashura juaj edhe një mace në banesë?”. M. S., pas një heshtje të shkurtër përfundon: “Në këtë rast, unë do të përmbahesha”.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë