Bota
Dënohet migranti për vrasjen e ish të dashurës 15-vjeçe
Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe hakmarrja, pasi Mia, shtetase gjermane, është ndarë nga ai
Një gjykatë në Gjermani dënoi një migrant me tetë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e ish të dashurës së tij 15 vjeçe.
Abdul D, i cili besohet të jetë afgan, pranoi se ka therur me thikë Mia V. në muajin dhjetor, në qytetin Kandel.
Prokurorët besojnë se ai ka vepruar nga xhelozia dhe hakmarrja, pasi Mia, shtetase gjermane, është ndarë nga ai.
Rasti ka shkaktuar zemërim kombëtar dhe ka bërë që grupet e ekstremit të djathtë të organizojnë protesta ksenofobike, në kuadër të një fushate më të gjerë kundër migrantëve, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Protestat po ashtu kanë përfshirë qytetin lindor Çemnic, pasi një 35-vjeçar është therur për vdekje dhe dy persona, njëri nga Siria, tjetri nga Iraku, janë arrestuar në lidhje me rastin, një javë më parë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut