Bota

Dënohet me burg gazetari nga Rusia

Një Gjykatë në Rusi e dënoi më gjashtë vjet burg gazetarin, Aleksandar Valov, pasi e shpalli fajtor për zhvatje. Gazetari Valov i ka mohuar akuzat.

Aleksander Valov që ishte themelues dhe shef i blogut “BlogSochi”, i cili tani nuk është më në funksion, është dënuar nga gjykata e qarkut në Lazarev, në Soçi, më 26 dhjetor.

Gjyqi e urdhëroi të paguajë rreth 10 mijë dollarë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch

Valov u arrestua në janar, nën akuzat se ka tentuar të zhvasë rreth 4300 dollarë nga Jurija Napso, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit rus.

Avokati i gazetarit, deklaroi se gjykimi ishte shumë i ashpër, citojnë mediat ruse.