Kosova
Dënohet me 7 vjet dëbim, kikboksieri kosovar apelon në Gjykatën Federale
Gjykata kantonale e Lucernit nuk e sheh si "rast të rëndë" rastin e kikboksierit kosovar. Prandaj ajo ka vendosur që ai të largohet nga vendi për shtatë vjet
Tashmë është e qartë: kikboksieri i dënuar për sulm, dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve, do ta vazhdojë luftën për të qëndruar në Zvicër.
Përpjekja e avokatit të kosovarit që klienti i tij të akuzohej për veprën penale “lëndim të thjeshtë trupor” ka dështuar, transmeton albinfo.ch. Nëse nuk do të dështonte, do të nënkuptonte se dëbimi i tij do të hiqej nga rendi i ditës.
Por shkalla e dytë e sheh gjithashtu si dëmtim të rëndë fizik atë që kishte ndodhur para një klubi të Lucernit në mars të vitit 2017.
Videoja tregon qartë të dyshuarin në veprim, shkruan luzernerzeitung.ch. Gjykatësi ka deklaruar se “një njeri me përvojë në artet marciale dinte qartë se çfarë pasojash mund të kishin goditjet e tij me shqelma dhe grushta”.
Vendimi i Gjykatës Kantonale është ky: 19 muaj burgim me kusht dhe shtatë vjet dëbim nga Zvicra. Sa i përket dëbimit, shkalla e dytë (gjykata kantonale) është tre vjet nën kërkesën e gjykatës penale, e cila kishte vendosur për 10 vjet dëbim.
I dënuari duhet të dëbohet, sepse lëndimi i rëndë trupor që ka shkaktuar ai është akt që bën pjesë në “katalog” (lista e dënimeve për të cilat parashihet masa siguruese e dëbimit nga vendi).
Në një rast të tillë, për vepra të caktuara penale, pavarësisht nga lartësia e dënimit, automatikisht aktivizohet dëbimi nga vendi.
Dhe, kjo e godet rëndë të akuzuarin. Ai ka ardhur në Zvicër në vitin 1997 në moshën katërvjeçare, ka ndjekur shkollimin dhe ka bërë aftësimin profesional po ashtu në Zvicër, që do të thotë se konsiderohej si i integruar mirë këtu.
Megjithatë, sipas gjyqtarëve, ai nuk paraqet “rast të rëndë”, që kjo t`i shërbente si rrethanë lehtësuese, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, 29-vjeçari mund të fitojë lehtësisht terren në Kosovë si në aspektin social, ashtu edhe në atë profesional.
Ndërkaq, i akuzuari e sheh ndryshe gjithë këtë. Ai vazhdon të luftojë për të qëndruar në Zvicër dhe për këtë arsye e ka kundërshtuar aktgjykimin, duke bërë ankesë në Gjykatën Supreme Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025