Shkurt.de
Dënohet kosovarja, ka tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit në Gjermani
Pas marrjes së masave policore, 69-vjeçares i është dashur të depozitojë një të ashtuquajtur depozitë sigurie
Një grua 69-vjeçare, shtetase e Kosovës kishte tejkaluar kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit pa vizë në Gjermani. Gjatë kontrollit të daljes së saj nga vendi, në aeroportin Memmingen, Allgau, u vu re se ajo e kishte tejkaluar me 21 ditë afatin e lejuar prej 90 ditësh, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët përgjegjës të kufirit më pas kanë filluar procedimin penal ndaj saj.
Është konstatuar se gruaja në fjalë ka shkelur ligjin gjerman të qëndrimit me faktin e zgjatjes së papautorizuar të qëndrimit të saj në vend, shkruan all-in.de. Pas marrjes së masave policore, 69-vjeçares i është dashur të depozitojë një të ashtuquajtur depozitë sigurie. Fjala është për një shumë të ulët treshifrore, (disa qindra euro) e cila siguron të drejtën e shtetit për të ndjekur penalisht.
Kosovarja më pas mundi të merrte fluturimin e saj të planifikuar për në shtëpi, në Kosovë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












