Shkurt.ch

Dënohet çifti mysliman që u ndaloi vajzave mësimin e notit

Detyrimet shkollore dhe integrimi në shoqëri i popullatës myslimane, janë më të rëndësishme se sa nderimi i rregullave religjioze

Një çifti besimtarësh myslimanë me qëndrim në Zvicër Gjykata Federale e Zvicrës ia ka vërtetuar dënimin me gjobë për moslejimin e vajzës për të ndjekur mësimin e notit.

Para kësaj, qyteti i Bazelit i kishte shqiptuar çiftit mysliman dënimin me gjobë, pasi që ata u kishin ndaluar vajzave të tyre 7 gjegjësisht 9 vjeçare të merrnin pjesë në mësimin e detyruar të notit. Prindërit ishin ankuar para Gjykatës Federale për shkakun se sipas tij, feja myslimane nuk e lejon që vajzat dhe djemtë të ushtrojnë notin së bashku.

Detyrimet shkollore dhe integrimi në shoqëri i popullatës myslimane, janë më të rëndësishme se sa nderimi i rregullave religjioze, ka qenë arsyetimi i gjykatës më të lartë në Zvicër, duke vërtetuar dënimin e mëparshëm për çiftin.