Shqipëria
Dënohen pesë shqiptarë në Angli, prodhonin drogë brenda një shtëpie të braktisur të kujdesit shëndetësor
Pesë shqiptar dhe një i huaj, janë dënuar me burg në Angli, pasi janë kapur me një fermë kanabisi, që e kishin ndërtuar brenda në një shtëpi të braktisur të kujdesit shëndetësor.
Me nga 18 muaj burgim janë dënuar tre nga shqiptarët, ndërsa dy të tjerët dhe personi me nacionalitet tjetër u dënuan nga 16 muaj qëndrim prapa grilave, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Tutje bëhet e ditur se sipas hetimeve, ferma e kanabisit drejtohej nga shqiptarët në formën e një grupi të organizuar kriminal, të cilët u kapën më 4 dhjetor të vitit të kaluar në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown.
Policia gjeti 811 bimë kanabisi, që sipas llogarive, do të prodhonin 44 kg lëndë narkotike, me një vlerë deri në 446.000 funta (mbi 520 mijë euro).
Në fermë janë konfiskuar edhe pajisje të tjera, të cilat kapnin vlerën e 45 mijë paundëve (mbi 52 mijë euro).
Shqiptarët u arrestuan në vendngjarjen dhe u akuzuan për prodhim kanabisi.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit