Futboll
Dënohen fyerjet raciste ndaj futbollistëve anglezë
Fyerjet raciste të futbollistëve të Anglisë nga tifozët e tyre, pas humbjes së penalltive, janë komentuar negativisht nga shumë figura të njohura
Kryeministri Boris Johnson ka dënuar ashpër abuzimin racist ndaj futbollistëve të Anglisë, pas humbjes së tyre në finalen e Kampionatit Evropian ndaj Italisë.
“Kjo skuadër e Anglisë meriton të lavdërohen si heronj, e jo të abuzohen për racizëm në mediat sociale. Ata që janë përgjegjës për këtë abuzim të tmerrshëm, duhet të turpërohen nga vetja e tyre”, ka thënë Boris Johnson.
Pa reaguar nuk ka mbetur as Federata e Futbollit të Anglisë, të cilët përmes një postimi në Twitter kanë dënuar sulmin racist që u është bërë lojtarëve të tyre.
“Jemi të neveritur nga disa persona që kanë abuzuar me lojtarët tanë pas ndeshjes finale. Ata dhanë gjithçka për këtë fanellë gjatë Evropianit. Ne qëndrojmë me futbollistët tanë”.
“Kompanitë e mediave sociale duhet të marrin përgjegjësi dhe veprime për të ndaluar këto akte të tmerrshme. Duhet të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale ndaj këtyre personave”, thuhet në deklarimin e Federatës.
Këto ofendime raciste do të ndiqen edhe nga Policia e Anglisë, të cilët thanë se do të hetojnë ofendimet në rrjetet sociale që iu bënë futbollistëve anglezë.
“Jemi të vetëdijshëm për komentet fyese dhe raciste që iu bënë futbollistëve përmes rrjeteve sociale, pas finales së Euro 2020. Ky abuzim është plotësisht i papranueshëm, nuk do të tolerohet dhe do të hetohet”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Kujtojmë që shumë tifozë anglezë kanë reaguar ashpër me fyerje raciste ndaj futbollistëve Bukayo Saka, Marcus Rashford e Jadon Sancho, të cilët dështuan të shënojnë nga pika e bardhë, pas ekzekutimit të penalltive.
Dhe, përveç personave të lartcekur, shumë figura të njohura në botë kanë dënuar ashpër këto komente raciste të tifozerisë angleze.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert