E-Diaspora

9 e 6 vjet burg për tinejxherët britanikë që dogjën të gjallë shqiptarin

Hobbs është dënuar me nëntë vjet burg, derisa djali 16-vjeçar me gjashtë vjet

Dy tinejxherët britanikë që ishin në burg për vdekjen e një shqiptari, i cili ishte djegur i gjallë në veturë janë dënuar, shkruajnë mediat angleze.

Vilon Meshi ishte djegur në veturën e tij Audi A në Pitsea, Essex, më 27 shkurt të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Keani Hobbs, 18-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar, të cilit nuk mund t’i thuhet emri për shkaqe ligjore, janë dënuar për vrasje.

Hobbs është dënuar me nëntë vjet burg, derisa djali 16-vjeçar me gjashtë vjet. Të dy të pandehurit gjithashtu janë dënuar për vjedhje.

Shqiptari ishte ndalur të pushonte me veturën e tij dhe ishte ndalur në një parking, kur dy tinejxherët kishin i kishin vënë flakën veturës me një fishekzjarrë.

Ai nuk mundur të shpëtojë dhe është djegur i gjallë. Ndërkohë, familja Meshi kanë thënë se pa marrë parasysh se çfarë vendimi do të merret, djali i tyre nuk do të kthehet më. Ajo që ka ndodhur ka ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë, ashtu si edhe familjet e dy të pandehurëve.