Shkurt.ch

Dënohen denoncueset e abuzimeve sociale

Katër vite më parë dy nëpunëset ia kishin dhënë gazetës "Weltwoche" aktet e brendshme të departamentit social të Cyrihut

Dy ish nëpunëset e Entit për punë sociale të Cyrihut, të cilat janë ankuar në Gjykatën Federale, kanë marrë përgjigje negative nga shkalla më e lartë e gjyqësisë.

Ankesa e tyre ka pasur të bëjë me përjashtimin e tyre nga puna për shkelje të detyrimit për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare. Gjyqi Federal ka vërtetuar dënimin që atyre ua pati shqiptuar Gjykata e Lartë e Cyrihut. Me këtë rast, atyre u shqiptohet dënimi me gjobë me kusht.

Katër vite më parë dy nëpunëset, Esther Wyler und Margrit Zopfi,  të ashtuquajtura “Whistleblower” (denoncuese), ia kishin dhënë aktet e brendshme të departamentit social të Cyrihut në dispozicion gazetës “Weltwoche”. Përmes kësaj ato kishin ngjallur një debat të ashpër në opinion lidhur me keqpërdorimet e ndihmave sociale.

Për veprimin e tyre, dy gratë nga Cyrihu madje ishin vlerësuar nga revista “Beobachter” për kurajë civile.