Integrimi
Demokristianët Kosovarë (CDK) mbajnë kuvendin e tyre
Në kuvendin e CDK-së (demokristianëve kosovarë) do të zgjidhet kryesia e re dhe do të shqyrtohet puna e këtij subjekti prej dy vitesh qëkur është themeluar
CDK, Shoqata e Demokristianëve Kosovarë, një subjekt i ri shqiptar që vepron brenda partisë zvicerane CVP/PDC, seksioni i kantonit të Lucernit, mban kuvendin më 11 maj.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të dërguar albinfo.ch, në këtë kuvend do të zgjidhet edhe kryesia e re e CDK-së, ndërsa do të shqyrtohet gjithanshëm puna e këtij subjekti prej dy vitesh qëkur është themeluar. Se CDK gëzon njohje dhe mbështetje nga partia bazë, pra CVP, tregon edhe prania e paralajmëruar e krerëve të kësaj partie në kantonin e Lucernit. Në kuvend do të jenë të pranishëm kryetari i CVP-së, kantoni i Luernit, Pirmin Jung, sekretari, Rico de Bona, sekretarja Margrit Lang dhe ish kryetari, Martin Schwegler.
Në këtë kuvend do të jepet raporti i punës për vitet 201 dhe 2012, raporti financiar, ai i auditivit (revizorëve), prezantimi i programit për vitin 2013 dhe zgjedhja e kryesisë. Pastj do të ketë një prononcim të kryetarit të CVP-së së Kantonit të Lucernit, Pirmin Jung, të cilit kuvendaret munden t`i shtrojnë edhe pyetje, thuhet në njoftimin për shtyp të dërguar nga CDK.
Kuvendi mbahet në Pfarrheim, Egolzwil-Wauwil, me fillim në orën 17.00.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










