Bota

Demokratët në SHBA refuzojnë financimin e murit me Meksikën

Nuk do të ketë fonde për murin me Meksikën, i theksuan presidentit të SHBA, Donald Trump udhëheqësit demokratë në Kongres, Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë për të rihapur dialogun për ”shutdown”-in qeveritar.

Por, presidenti Trump, në shenjë rebelimi, ka braktisur takimin, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Kjo ndodh disa orë para se Trump të përsëriste se “pa një marrëveshje sigurie në kufirin me Meksikën, unë mund të bëj një deklaratë për emergjencë kombëtare” duke shtuar se ”të gjithë punonjësit e prekur nga ‘shutdown’-i do të paguhen”.