Lajme
Dëmet e përmbytjeve, mbi 8 milionë €
Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, ka dëmtuar pronat e 1100 familjeve shqiptare nga 8 deri 10 milionë euro, vetëm në orendi dhe pajisje shtëpiake
Dëmet që ka shkaktuar lumi Vjosa gjatë përmbytjeve të fundit në Shqipëri, kalojnë shifrat e 8 milionë eurove, vetëm për orenditë shtëpiake dhe ndërtime. Ndërsa nëse llogaritet dëmi në blegtori dhe në tokat bujqësore, atëherë kësaj shumë i shtohen edhe disa miliona euro të tjerë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. “Në 1100 familje në zonën e përmbytur, mendohet se fatura e dëmeve në orendi dhe pajisje shkon 8-10 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për dëmet ndërtimore dhe orendi në banesa, jo për dëmet në kulturat bujqësore”, shprehet Premçi.
Dëmi në bujqësi dhe blegtori do të përllogaritet nga ministritë e linjës, deklaroi ai për TCH.
Premçi thotë se në vlerësimin paraprak, dëmet në bujqësi janë të mëdha, ndërsa në blegtori shkon deri në 1 milion euro. “Dëmet në blegtori pothuajse janë të vlerësuara. Nuk e kapërcejnë shifrën e 1 milionë eurove”, ka deklaruar ai.
Sipas Premçit, dëmet janë të konsiderueshme duke llogaritur edhe ujësjellësat, shkollat, kopshtet apo infrastrukturën e dëmtuar nga vërshimi i ujërave. “Ende nuk kemi një faturë përfundimtare dëmesh pasi ajo do të dalë nga llogaritja e të gjitha shifrave që do të ofrojnë komisionet e vlerësimit të dëmeve”, ka thënë ai.
Ndryshe, përmbytjet e para dyjavësh në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të mëdha tek ekonomitë familjare por edhe në pronat e shtetit. Mësohet se rreth 2 mijë familje janë prekur nga vërshimet, ndërsa rreth 53 mijë krerë bagëti dhe shpendë kanë ngordhur. Sipas disa vlerësimeve, 5975 hektarë tokë bujqësore janë marrë nga uji.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve