Lajme

Demarkacioni, në rrezik të mos pranohet nga OKB

Sipas burimeve diplomatike OKB nuk e pranon marrëveshjen për demarkacion, të lidhur midis Maqedonisë dhe Kosovës

Siç ka mësuar gazeta „Dnevnik” e Shkupit, nga burime diplomatike, OKB nuk e pranon marrëveshjen për demarkacion, të lidhur midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Marrëveshja në fjalë ishte ratifikuar nga parlamentet e të dyjave vendeve në tetor të vitit 2009.

Sekretariati i OKB-së e ka informuar kohë më parë Maqedoninë se organet kompetente nuk mund ta interpretojnë këtë marrëveshje si marrëveshje në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Dnevnik shkruan se tashmë nuk është në rrezik vetëm kjo marrëveshje për kufirin, por edhe marrëveshje të tjera bilaterale të nënshkruara me Kosovën.

Maqedonia deri më tani ka nënshkruar tetë marrëveshje bilaterale me Kosovën.