Kosova
Demantohen raportimet se janë larguar 200 kompani gjermane nga Kosova
Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, i ka quajtur krejtësisht të gabuara.
Ambasadori Rohde ka shkruar në Twitter: “Mosrespektimi i standardeve gazetareske: As Shoqata Gjermano-Kosovare e Biznesit dhe as Ambasada Gjermane nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale, siç thuhet këtu”.
Ambasadori Rohde ka ripërsëritur deklaratën e tij dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri.
Këtë thirrje ditë më parë ambasadori Rohde e kishte ndërlidhur në aspektin ekonomik, pasi që sipas tij, dëmet janë shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përball komunitetit të biznesit.
“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për shtensionim të menjëhershëm”, ka shkruar Rohde në Twitter.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?