Futboll
Demaku: Nëse e lë Austrinë, zemra më rrah vetëm për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës është duke ‘çaluar’ pikërisht në fazën e mesfushës dhe ata duket se kanë një mundësi të artë ta afrojnë futbollistin Vesel Demaku, që luan në Bundesligën e Austrisë
Ka prejardhje nga Kosova, por është i lindur më 5 shkurt të vitit 2000 në Baden të Austrisë. Familja e tij vjen nga Obria e Drenasit. Mesfushori i “Austria Wien” filloi të luante futboll që në moshën 6-vjeçare dhe ishte pjesë e Akademisë së “SKV Altenmarkt”. Gjatë sezoneve 2014/17, Demaku ndërroi akademi dhe luajti për të rinjtë e klubit të madh austriak, “RB Salzburg”, para se të transferohej në klubin aktual.
Kombëtarja e Kosovës është duke ‘çaluar’ pikërisht në fazën e mesfushës dhe ata duket se kanë një mundësi të artë ta afrojnë futbollistin që luan në Bundesligen e Austrisë.
Gjatë një bisede për albinfo.at, Demaku u shpreh i gatshëm t’i thotë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës. Ai tregoi se është takuar një herë me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ndeshjet e Kosovës i shikoj me plot emocion. Ata më kanë kontaktuar dhe shumë shpejtë do të kemi një takim të radhës”, ka thënë për albinfo.at futbollisti kosovar.
21-vjeçari luan për Kombëtaren e Austrisë në grup moshat U21. Por, në rast se e lë ekipin kombëtar austriak, e bën vetëm për ‘Dardanët’.
“Deri tani kam luajtur 40 ndeshje për Kombëtaren e Austrisë. Kam qenë mbi 20 herë kapiten, prandaj nuk është e lehtë për t’i lënë të gjitha përnjëherë. Por, nëse e lë Austrinë, zemra më rrah vetëm për Kosovën”, vazhdon tutje mesfushori i “Austria Wien”.
Lëndimi dhe operacioni gjatë vitit 2020
Vesel Demaku gjatë sezonit të kaluar pati një lëndim të rëndë në shpatull dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. Ai këtë problem e kaloi në mënyrën më të mirë.
“Po, lëndimin tashmë e kam kaluar me shumë sukses dhe jam në gjendje të mirë”, thotë futbollisti kosovar.
Kontrata apo ndonjë lëvizje gjatë janarit?
Futbollisti 21-vjeçar nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi ku luan. Kontrata e tij me klubin austriak nuk figuron askund dhe thotë se ky është një sekret. “Kontrata është një sekret. Gjatë afatit të dimrit nuk do të largohem”.
Takimet me futbollistët shqiptarë në Vjenë
Në Bundesligan e Austrisë luajnë disa shqiptarë, duke përfshirë: Donis Avdijaj, Albert Vallçi, Atdhe Nuhiun, Adrian Hajdari e të tjerë. Demaku thotë se nuk është takuar asnjëherë me ta jashtë fushave, pasi është i ri në moshë, por kur zhvillojnë ndonjë ndeshje kundër njëri-tjetrit, ata flasin.
Tifoz i Real Madridit
Vesel Demaku është tifoz i madh i skuadrës spanjolle, Real Madrid. Përmes kësaj bisede, ai zbuloi se trajner i tij i preferuar është Carlo Ancelotti. Kurse, si futbollist ai e kishte dashur shumë, ikonën e Francës, Zinedine Zidane.
Box
Kontaktet me Federatën e Futbollit të Kosovës
Demaku u shpreh i gatshëm t’i thotë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës. Ai tregoi se është takuar një herë me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës. “Ndeshjet e Kosovës i shikoj me plot emocion. Ata më kanë kontaktuar dhe shumë shpejtë do të kemi një takim të radhës”, ka thënë për albinfo.at futbollisti kosovar.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit