Lajme

Dell: Zgjedhjet do të mbahen edhe në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kristofer Dell, shprehu bindjen se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mund të zhvillohen edhe në veri të Kosovës.

Dell tha se në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse vendore e ndërkombëtare, do të krijohen mundësitë për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në zgjedhje më 12 dhjetor.

“Ne jemi duke punuar me KQZ-në dhe partnerët ndërkombëtarë – me Federatën Ndërkombëtare për Sisteme Elektorale sikurse me EULEX-in dhe KFOR-in, për të krijuar kushtet për zgjedhjet në veri. Besoj se zgjedhjet do të mbahen atje, sepse është e rëndësishme”, ka thënë Dell.