Kuriozitete
Delfini i vetmuar ngjall zemërim në Japoni
Gjendja e një delfini të vetmuar dhe dhjetëra pinguinëve, që janë braktisur në një akuarium në Japoni që nga fillimi i vitit, ka ngjallur debat mes aktivistëve për të drejtat e kafshëve.
Ata po kërkojnë që dikush të marrë përgjegjësinë për gjendjen e tyre. Operatori i Akuariumit “Inubosaki”, në lindje të Tokios, e mbylli objektin në janar, me arsyen se kishte rënie të vizitorëve pas tërmetit të vitit 2011 dhe krizës bërthamore.
Delfini femër, me emrin Honey, u kap në vitin 2005 pranë Taijit, një qytet famëkeq për gjuetinë vjetore të delfinëve. Madje, ky rast u paraqit në filmin dokumentar “The Cove”, që fitoi çmimin Oskar.
Praktika japoneze e blerjes së delfinëve është kritikuar pas lansimit të filmit, përcjell albinfo.ch.
Delfini Honey dhe 46 pinguinët, së bashku me qindra peshq dhe zvarranikë, mbeten në akuarium.
Punonjësit thonë se kanë vazhduar t’i ushqejnë kafshët rregullisht. Megjithatë, incidenti shkaktoi protesta këtë javë. Aktivistët japonezë kanë bërë thirrje që kafshët të zhvendosen në shtëpi të reja.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik