Lajme

Delet tashmë kanë ”një punë” në tregun zviceran të punës

Në vend që të punësojë njerëz për të kositur lëndinat në komunitet, ky qytet u jep të drejtë deleve për të kullosur

 

Tregu i punës i Zvicrës ka vuajtur nga mungesa e punonjësve të kualifikuar për vite me radhë, por qyteti i Winterthur në kantonin e Cyrihut ka gjetur një mënyrë të re për të zgjidhur këtë mungesë, përcjell albinfo.ch.

Në vend që të punësojë njerëz për të kositur lëndinat në komunitet, qyteti po ua jep këtë detyrë deleve.

Këta 10 punonjës komunalë po kullosin aktualisht në një zonë rekreative pranë një pylli, sipas Michael Wiesner, kryeekologu i Winterthur.

Në vjeshtë ata do të zhvendosen në një kantier shkolle dhe më vonë do të punojnë në një varrezë lokale.

“Nëse konfirmohet një efekt pozitiv, ne do të kërkojmë zona shtesë”, këtu delet mund të vihen në punë, shtoi Wiesner.