Integrimi
Delegacioni kosovar në takim me Kryqin e Kuq në Gjenevë
Pas konferencës, delegacioni nga Kosova, i shoqëruar nga zoti Benjamin Nikoliqi, konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës kanë vazhduar në një takim tjetër në zyrën qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq e i cili takim ishte i mbyllur për media.
Ndërsa menjëherë pas këtij takimi, redaksia e Albinfo.ch ka kontaktuar me zotin Kushtrim Gara shef i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, duke kërkuar informacione për këtë takim.
Zoti Gara foli ekskluzivisht për Albinfo rreth këtij takimi duke thënë se Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili po qëndron në Gjenevë të Zvicrës pas konferencës ka vazhduar në një takim në zyrën qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ai tha se delegacioni është pritur nga Drejtori i KNKK-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, dhe Koordinator i Operacioneve për Evropë dhe Azi Qendrore, Nicolas Fleury. Më këtë rast, Këshilltari i Kryeministrit, i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, falenderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, për përkrahjen e vazhdueshme në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e intesifikimit të bashkëpunimit dhe rritjes së përpjekjeve të përbashkëta për më shumë rezultate në këtë proces të ndjeshëm por edhe më rëndësi jetike për familjet e personave të zhdukur dhe mbarë qytetarët e Kosovës.
Vizita në Gjenevë e Delegacionit të Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër