Shqipëria

Delegacioni i Policisë Gjermane vlerëson punën e Policisë së Shtetit

Delegacioni i Policisë Gjermane ka vizituar sot Policinë e Shtetit, duke vlerësuar punën dhe rezultatet e saj.

Delegacioni i Policisë Gjermane i kryesuar nga Konrad Broeker, Drejtor i Departamentit Administrativ, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Westfalise së Rinit Verior (NRW), Wolfang Suchomski, anëtar i bordit Manaxherial të zyrës ndërlidhëse te IPA-s të Zyrës Shtetërore për arsimimin, trajnimin dhe personelin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Westfalise së Rinit Verior (NRW) dhe Ulrich Paul Dugas Këshilltar Ndërkombëtar Policor, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.

Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka dhe Presidenti i IPA-Seksioni Albania,Drejtues Skënder Doda,

Gjatë takimit Loka dhe Broeker vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira ndërmjet dy policive si dhe domosdoshmërinë e forcimit akoma më tej të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Nga ana e tij, Konrad Broeker ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit si dhe ka shprehur mbështetje për IPA Seksioni Albania, për anëtarësimin në IPA-n ndërkombëtare gjatë kongresit që do mbahet në muajin gusht të këtij viti, nën moton “Shërbejmë përmes Miqësisë”.