Uncategorized
Delegacioni i Kosovës për dialogun, takon Mogherinin
Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë, i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas takimit që kanë pasur me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë thënë se ata ia kanë prezantuar asaj delegacionin si dhe rezolutën rreth çështjes së dialogut. “Sipas Mogherinit, BE-ja përkrah secilën marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Ahmeti. Kryetari i PSD-së tha se kanë folur edhe për taksën dhe kanë shprehur qëndrimin e Kosovës se nuk hiqet taksa. Limaj e Ahmeti kanë thënë se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet nëse arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, përcjell albinfo.ch
Ahmeti dhe Limaj kanë thënë nga Brukseli se ia kanë bërë të qartë Mogherinit që Kosova përfaqësohet me ekip dhe jo me individ.
“E bëmë të qartë. Jemi këtu me mandat kushtetues dhe të Parlamentit. Gjithashtu, ne do të diskutojmë dhe tëdebatojmë që të arrijmë te dialogu. Dialogu do të vazhdojë në nivel të shteteve. Kosova ka ekip negociator. Tash dialogu ka një adresë. Çdo ftesë, përfshirë presidentin, ia bëmë të qartë që t’i dërgohet delegacionit shtetëror. Kur ka takime të presidentëve, ka. Kur ka të ekipeve, ka të ekipeve. Ne kemi përgjegjësinë për të negociuar marrëveshjen, në konsultim me krerët e tjerë shtetërorë”, kanë thënë më tej krerët e ekipit negociator.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën