Lifestyle

Del Toro triumfon në “DGA Awards”, afër fitimit të një Oscari

Guillermo Del Toro ia ka rritur shanset vetes për ta fituar një çmim Oscar si “Regjisori më i mirë”. Ai ka fituar një çmim në edicionin e sivjetmë të shpërblimeve “DGA”, të cilat i ndan Shoqata e regjisorëve të Hollywoodit.

Toro triumfoi me fitimin e çmimit kryesor, “Regjisori më i mirë i vitit”, për filmin “The Shape of Water”. Në këtë mënyrë, projekti i cili në vete e ngërthen një rrëfim dashurie mes një gruaje memece dhe një krijese të çuditshme të ujit, si dhe përfshin muzikë, i ka shtuar gjasat për t’u shpërblyer me çmimin kryesor edhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Oscar, përcjell albinfo.ch.

Votuesit për çmimin “DGA”, që përbëhen nga një grup prej njerëzve më të rëndësishëm të industrisë që i përfaqësojnë regjisorët e filmit dhe televizionit, e kishin zgjedhur Jordan Peele-in si fitues të çmimit “Regjisori më i mirë i ri” për punën e shkëlqyer në filmin horror “Get Out.”

Çmimi “Regjisori më i mirë për dokumentar” shkoi për Matthew Heineman dhe filmin e tij “City of Ghosts”. Ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve akademike do të mbahet më 4 mars në Hollywood.