Shkurt.ch

Del Ponte ndjek krimet e luftës në Siri

Carla Del Ponte është emëruar nga Këshilli për të drejtat e njeriut në kuadër të OKB-së për të udhëhequr komisionin që do të ndjekë krimet e luftës në Siri.

Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë, atij për Ruandën dhe për Keninë, Del Ponte 65 vjeçe, nga viti i kaluar ka dalkë në pension.

Për tribunalin e Hagës për krimet e luftës në Ruandë ajo ka punuar deri në vitin 2003 ndërsa për atë të ish Jugosllavisë, deri në vitin 2007. Pas kësaj, në vitin 2008 ajo qe emëruar ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, pozicion nga i cili është pensionuar në muajin shkurt të vitit 2011.