Shqipëria

Ekspertiza: Tre anëtarët e familjes Haliti vdiqën pas helmimit nga kërpudhat

Në një njoftim të fundit për mediat shqiptare, ekspertët mjeko-ligjorë kanë zbardhur ekspertizën e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti që vdiqën në Gjirin e Lalzit, përcjell albinfo.ch.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes së tri viktimave është helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.

Sipas burimeve, njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpinë e viktimave në Gjirin e Lalzit.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por, pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk i përballuan helmimit. E para ndërroi jetë Elfetja, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.