Tematike
Deklaratë e përbashkët e myslimanëve dhe hebrenjve në Zvicër
Në një deklaratë të përbashkët, myslimanët dhe hebrenjtë në Zvicër, denoncojnë antisemitizmin, islamofobinë dhe racizmin. Në mesazhin e tyre, ata theksojnë se një klimë e respektit të ndërsjellë dhe nderim reciprok, lejon dialogun dhe siguron paqe ndërmjet grupeve të ndryshme fetare.
Katër vite më parë, hebrenjtë dhe myslimanët botuan deklaratën e tyre të parë të përbashkët kundër dhunës dhe paqes. Që atëherë, pas nisjes së një dialogu, ata kanë kërkuar ta forcojnë atë në nivele të ndryshme. Në majin e fundit, “Çmimi i dialogut të hebrenjve i Zvicrës” e ka dëshmuar këtë dëshirë dhe është shpërblyer, ndër të tjera, edhe për bashkëpunimin shembullor të një rabini dhe një imami. Ky angazhim ndaj dialogut konstruktiv është i një rëndësie të jashtëzakonshme në një kohë kur marrëdhëniet mes hebrenjve dhe myslimanëve janë ndërprerë rëndë. Të dy komunitetet fetare mendojnë se diskriminimi, ksenofobia dhe ekstremizmi në Europë, por edhe në Zvicër, po intensifikohen sërish, informon Albinfo.ch. Prandaj, ky moment është zgjedhur mirë për të kundërshtuar këtë evolucion dhe për të predikuar dialogun, respektin dhe nderimin.
Shoqatat dëshirojnë të ndërhyjnë kudo, aty ku keqkuptimet, injoranca dhe refuzimi çojnë në intolerancë dhe racizëm – jo vetëm në lidhje me shumicën e shoqërisë, por edhe sa i përket anëtarëve të tyre.
FSCI, Platforma e hebrenjve liberale në Zvicër PJLS dhe Federata e Organizatave Islame në Zvicër FOIS bëjnë thirrje për myslimanët, hebrenjtë dhe të gjithë popullatës së Zvicrës:
Ne duam të luftojmë me vendosmëri kundër antisemitizmit dhe islamofobisë dhe gjithashtu kundër racizmit!
Ne duam të pranojmë dhe respektojmë të Tjerët dhe mendimet e tyre, edhe nëse nuk jemi gjithmonë dakord me ta!
Ne duam të intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe për të thelluar njohuritë që kemi për njëri-tjetrin!
Ne duam të krijojmë një dialog autentik dhe një klimë të respektit dhe kujdesit të ndërsjellë!
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert