CH-Ballkani
Dekanabizimi krahas vetingut*
Nëse vetingun e bllokuaka opozita, kanabizimin po e toleron pozita. Si mund të ketë zgjedhje të lira me një kartelë droge, pasuria e së cilës është të paktën sa dyfishi i buxhetit vjetor të Shqipërisë (dy miliardë llogaritej pasuria e saj më 2013)
Kryefjala e pozitës së Shqipërisë është vetingu, derisa kryefjala e opozitës kanabizimi i vendit.
Si njëra, ashtu edhe tjetra duken të sforcuara me qëllim të arritjes së synimeve të caktuara politike, por zaten luftimi i njërës pa luftimin e tjetrës nuk ka kurrfarë kuptimi. Nëse vetingun e bllokuaka opozita, kanabizimin po e toleron pozita. Si mund të ketë zgjedhje të lira me një kartelë droge, pasuria e së cilës është të paktën sa dyfishi i buxhetit vjetor të Shqipërisë (dy miliardë llogaritej pasuria e saj më 2013. E trefishuar që nga ajo kohë llogaritet të jetë sot, sipas shefit të Zyrës së antimafias italiane) ? Kush garanton se nga kjo kartelë e fuqizuar droge nuk do të kemi deputetë dhe ministra të ardhshëm, të cilët natyrisht se do të jenë në shërbim të “bazës” së tyre. Kjo kartelë ashtu – kështu luajti rolin e saj në financimin e fushatave për zgjedhje lokale dhe qendrore herë të kësaj e herë të asaj force politike, veprim të cilën do ta vazhdojë edhe më tej tash ndoshta duke sforcuar financimin e ndonjë force të tretë të financuar tërësisht dhe të kontrolluar drejtpërdrejt nga vetë ajo të quajtur për shembull “Forca Shqipëria!”.
Se sa është i pleksur krimi me politikën në Shqipëri dëshmoi rasti i deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili më 1999 vrau një bashkëkombës dhe konkurruese të tij në rrjetin e prostitucionit në Belgjikë. Po ky Mark Frroku në tetor të vitit 2014, pra pasi ishte bërë deputet i Partisë Socialiste, shpëton nga arrestimi bosin e drogës Bardhok Pllanaj, të cilin rast e përshkruan e përshkruan kështu gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine ”: “Në tetor të vitit 2014 policia shqiptare, ajo italiane dhe ajo malazeze bashkëpunonin në bregdetin verior shqiptar nën emrin e koduar “Lagune Viluni” për të shkatërruar bandën e drogës të specializuar për transporte me barka të shpejta motorike. Në pranga ranë bashkëpunëtorë të bandës, u sekuestruan edhe armë, drogë dhe para, por burgosja e kryebanditi Bardhok Pllanaj dështoi. Deputeti Mark Frroku futi Pllanajn në automobilin e tij dhe refuzoi policinë për t’u futur në automjetin e tij duke u thirrur në imunitetin e tij parlamentar. Pas bisedës së policisë me nivelet e larta, policia e la të lirë bosin e drogës ”
(“ Vendi, ku po lulëzon kanabisi”, “Frankfurter Allgemeine”, 26.8.2015).
Mark Frroku nuk u burgos nga vullneti i Ramës, por nga presioni i sforcuar ndërkombëtar. Fletarrestimi i Interpolit u mbajt për muaj të tërë i fshehur në Tiranë nga shefi i policisë dhe drejtuesi i Zyrës së Interpolit në Tiranë, i cili, pastaj, pasi degradohet nga drejtuesi i shefit të Zyrës së Interpolit në Tiranë, emërohet atashe i Ambasadës së Shqipërisë në Uashington!
Vetingu, do me thënë pastrimi i trupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë nga jo profesionistët dhe nga të korruptuarit, që me vite u kanë shërbyer klaneve të ndryshme, e veçanërisht klaneve politike në pushtet, të cilat zaten i kanë instaluar këta prokurorë dhe gjyqtarë në këto pozita, duhet të realizohet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, sepse me prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar do të vazhdojmë të kemi më shumë kanabis, më shumë krim të organizuar, më shumë blerje votash, më shumë padrejtësi dhe më pak zhvillim dhe mirëqenie…
Vetingu duhet të përfshijë jo vetëm prokurorët dhe gjyqtarët, por edhe verifikimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë, një pjesë e të cilëve kishin të kaluar kriminale, siç vërtetoi edhe rasti i deputetit të inkriminuar të PS-së, Mark Frroku, dhe i kryebashkiakëve të Krujës dhe në Kavajës me precedent kriminal në fushë të tregtimit të drogës.
Fjalimi i fundit i Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë se “ … ata që sa më shumë përmendin kanabisin, aq më të humbur do të jenë në zgjedhje e ardhshme” është një e paralajmërim tepër brengosës.
Të fituar në zgjedhjet e ardhshme le të jenë ata që luftojnë përnjëmend kanabizimin e vendit e jo kanibalët që tolerojnë atë apo të tjerët që vetëm përtypin fjalën dekanibizim, por që kanabisin e luftojnë po aq sa të varurit nga ai.
* Teksti është një oipinion i autorit dhe jo domosdoshmërisht përfaqëson qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?