Kuriozitete

I dehuri pas Vitit të Ri udhëton me taksi në tri shtete

Për ata që festojnë Vitin e Ri, pishmani më i madh është moskontrollimi i pijes.

Një qytetar i Oslos ka hyrë në vitin 2018 me një shpenzim të majmë. 40-vjeçari ka udhëtuar i dehur me taksi në tri shtete duke shpenzuar 2220 euro.

Ai udhëtoi nga Kopenhaga e Danimarkës, përmes Suedisë dhe kishte arritur në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Me të arritur në shtëpi, ai dështoi të paguante taksinë.

Taksisti mbeti pa baterinë e tij të veturës dhe e thirri policinë.

Policia e Oslos ka thënë se e kishin gjetur personin e dehur të shtrirë në shtrat. Kur e zgjuan, ai ishte pajtuar të paguante taksinë.

Burri nuk kishte pasur më herët dosje kriminale, sipas “NRK”, transmeton Albinfo.ch.

Udhëtimi nga Kopenhaga deri në Abildso të Oslos është së paku 600 kilometra distancë.