Integrimi
Dega e LDK-së në Zvicër kremtoi 23-vjetorin e themelimit
Në përvjetor morën pjesë ish presidenti Fatmir Sejdiu, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Kimete Bytyçi, kryetari i qytetit Grenchen Boris Banga etj.
Siç bën të ditur në një njofti për medie, Dega e LDK-së në Zvicër, fundjavën që shkoi, në Grenchen të Solothurnit organizoi një tubim festiv për të shënuar 23-vjetorin e formimit të saj. Në këtë manifestim morën pjesë edhe ish Presidenti i Kosovës dhe kryetar nderi i LDK-së Prof. Fatmir Sejdiu, deputetja e Parlamentit të Kosovës dhe anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas të LDK-së, Kimete Bytyçi, kryetari i qytetit të Grenchen Boris Banga, ish kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, familjarë të dëshmorëve etj.
Prof. Fatmir Sejdiu, i përshëndeti të pranishmit, duke thënë se shtetësia e Kosovës ndërlidhet ngushtë edhe me punën dhe angazhimin e kësaj dege. Ai përkujtoi se mërgata jonë ishte element qenësor i shtet formimit të Kosovës. “Ky 23 vjetor është i një lëvizjeje të fuqishme politike që ka ditur për herë të parë të artikulojë vlera më të rëndësishme”, ka thënë Sejdiu. Ai njëherësh ka shprehur kënaqësinë që si bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ishte pjesë e këtij procesi.
Në emër të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, përshëndeti deputetja e LDK-së, Kimete Bytyçi. “Me kulturën tuaj, në vendet ku punoni dhe jetoni dëshmuat para vendasve se jemi popull i civilizuar dhe e meritojmë lirinë dhe jemi pjesë e botës së qytetëruar perëndimore. Ju ishit ambasadorët më të mirë të Kosovës” është shprehur veç tjerash Kimete Bytyçi, duke përgëzuar degën në përvjetorin e saj.
Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua kryetari i qytetit Grenchen, Boris Banga. “Jam shumë i nderuar që sot gjendem në mesin tuaj, para së gjithash jam i nderuar se ju keni zgjedhur qytetin Grenchen për ta ndarë gëzimin bashkë me ne. Unë kam pasur rastin të vizitoj Kosovën dhe të njihem me arritjet dhe vështirësitë e pasluftës. Andaj edhe ju falënderoj për kontributin që ju e jepni si komunitet i integruar në prosperitetin e Zvicrës tonë të përbashkët” përfundoi Boris Banga.
Fjalën e rastit në këtë manifestim e mbajti Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. “LDK ishte dhe mbetet artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndjenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës”, ka thënë Latifi. Ai ka falënderuar Zvicrën e cila priti mijëra të strehuar dhe e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe hapi ambasadën e saj në Prishtinë.
Ndërsa Hafiz Gagica në fjalën e tij përshëndetëse e ka quajtur degën e LDK-së të Zvicrës, “njërën ndër arteriet kryesore, jo vetëm të organizimit kombëtar në mërgim por edhe pjesëmarrëse në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.
Kryesia e degës së LDK-së me këtë rast ndau mirënjohje për disa personalitete më të merituara, ndërsa u lexuan edhe emrat e 35 anëtarëve të rinj që aderuan në këtë degë, thuhet veç tjerash në njoftimin për medie të degës së LDK-së për Zvicër.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik