Kosova

Debutim i suksesshëm i Kosovës në xhudo

Përfaqësusja e Kosovës triumfuese në sportin xhudo

Flaka Loxha në finale, Fazliu fiton dy meçet e para në Dubrovnik

Flaka Loxha ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës Evropiane në Xhudo që është duke u mbajtur në Dubrovnik. Në kategorinë 57 kilogramë ajo ka mposhtur në ndeshjen e parë serben Teodora Çopiq, derisa në gjysmëfinale ajo e mposhti sllovenen Anna Marie Ograjensek.Në finale atë e pret italiania Veronica Toniolo.Kurse në këtë garë po merr pjesë edhe Laura Fazliu, e cila ka fituar dy ndeshje.

Në 63 kilogramë ajo ka mposhtur në ndeshjen e parë xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

Nga këto dy ndeshje Fazliu ka mbledhur 20 pikë.

Kjo është gara e parë ndërkombëtare pas 7 muajve për xhudistët e Kosovës, shkaku i pandemisë.

Nga ana tjetër xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm me Kosovën. Në Kupën Evropiane në Xhudo që është duke u zhvilluar në Dubrovnik ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.Kualifikimin në gjysmëfinale Nakamura e siguroi pasi mposhti dy xhudistë nga Sllovenia, në kategorinë 73 kilogramë.Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan.

Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.