Sport

Debutim ëndrrash për Ajetin

Arlind Ajeti ka debutuar me gol për skuadrën e Frosinones në Itali. Ai shënoi një gol në takimin që përfundoi 2:2 më Saussolon. Paraqitja e tij është vlerësuar lart nga mediet italiane. Ajeti duke folur për ‘Panorama Sport’, ka treguar për emocionet në këtë ndeshje dhe kujt ia dedikon golin.

“U ndjeva shkëlqyer. Normalisht që për një mbrojtës nuk është shumë e shpeshtë që të shënojë dhe më erdhi mirë që arrita t’i jap ekipit avantazhin e përkohshëm. Luanim në transfertë dhe kur isha unë ai që realizova për të rikthyer avantazhin. Pa diskutim që  golin ia dedikoj djalit tim. Nuk kam pasur mundësi që të festoja me të ditëlindjen e tij të parë që e ka pasur dje (të martën) dhe goli shkon si dhuratë për të”, është shprehur Ajeti.