Lajme

Dëbohen edhe 72 shqiptarë nga Gjermania

Gjatë ditës së martë do të dëbohen 72 azilkërkues nga Gjermania për në Shqipëri.

Një avion me 72 persona do të fluturojë të martën në drejtim të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, ka njoftuar Ministria e Brendshme, transmeton albinfo.ch.

Landi i Sachsen ka grumbulluar së bashku shqiptarët, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil për t’ i kthyer në vendlindjen e tyre.

Qeveria e shtetit kishte organizuar po ashtu në shtator një organizim kolektiv prej 70 burrave, grave dhe fëmijëve, të cilët i kishte depërtuar për në atdheun e tyre, ndërsa po ashtu edhe në korrik 74 persona në mënyrë kolektive ishin dëbuar për në Kosovë.

Gjermania vazhdon t’ua bëjë me dije qytetarëve nga Ballkani se nuk kanë asnjë shans për të fituar të drejtën e azilit! Madje ata së fundmi kanë shpërndarë edhe disa fletushka në gjuhën shqipe, ku kërkohet të kthehen në mënyrë vullnetare!

Albinfo.ch