Shqipëria
Dëbohen 31 shqiptarë
31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen
Mediat shqiptare kanë njoftuar se 31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar mbrëmjen e së mërkurë në Aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, përcjell albinfo.ch.
FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar, atë francez dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit paralajmëron të gjithë shtetasit shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian dhe se Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta.
Shumë shqiptarë vazhdojnë të kthehen edhe nga Gjermania, pasi as ky vend nuk i pranon azilkërkuesit nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











