Bota
Dëbim me forcë për 12 serbë, kanë kërcënuar me vdekje personelin e azilit
Një incident që ka ndodhur në një shtëpi azili në Hamburg ka qenë shkaktar për dëbimin me procedurë të shkurtuar dhe me detyrim të 12 azilkërkuesve. Fjala është për dymbëdhjetë refugjatë serbë të cilët kishin kërcënuar udhëheqësit e qendrës ku ishin strehuar, duke kërkuar prej tyre që t`i vendosnin në një qendër tjetër, sipas tyre më të mirë.
Siç shkruan Focus.de, duke iu referuar ministres së punëve sociale në Hamburg, Melanie Leonhard
serbët në fjalë u kishin drejtuar edhe kërcënime me vdekje shefave të qendrës së strehimit dhe kjo ka qenë arsyeja e dëbimit të tyre të menjëhershëm.
Sipas njoftimit të Zyrës për Të huajt të Hamburgut, tetë nga azilkërkuesit janë transportuar me aeroplan të shtunën dhe katër të tjerët përmes rrugës tokësore, të enjten e javës së kaluar.
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar