Lajme
Debati politik “zë” edhe parashikimin e motit në Zvicër

Parashikimet e motit shpesh po kritikohen këtë verë duke u cilësuar si shumë alarmante, të gabuara apo edhe të orientuara politikisht, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.
Televizioni gjermanofolës “SRF” madje akuzohet se ka manipuluar temperaturat për të krijuar panik, teksa në disa vende, meteorologët merren në pyetje, të akuzuar për gabime në parashikimet e tyre, por edhe për manipulime për t’i bërë ato më alarmante.
Një situatë e përjetuar në maj nga agjencia kombëtare meteorologjike e Spanjës, kur njoftoi temperatura anormale të larta, vala e të nxehtit doli në rregull, por parashikimet dhe analizat gjeneruan një vërshim fyerjesh dhe kërcënimesh.
Kjo vuri në dyshim vërtetësinë e ndryshimeve klimatike dhe ka lënë të kuptohet se agjencia ishte pjesë e një komploti të madh për të krijuar panik. Qeverisë spanjolle iu desh të mbante një qëndrim për të denoncuar këto sulme.
Një muaj më vonë, në Francë, kanali publik “France 2” gjithashtu vuri në dukje një rritje të akuzave për dezinformim në lidhje me ngjarjet ekstreme dhe lidhjen e tyre me klimën.
Në këtë debat po hyn edhe Zvicra pasi në muajin korrik “Météosuisse” kishte lëshuar një alarm stuhie por krahasuar me parashikimet, stuhia doli të ishte më e vogël.
Në anën tjetër, stuhia që shkatërroi La Chaux-de-Fonds nuk ishte parashikuar ndërsa në secilin prej këtyre episodeve, meteorologët duhet të shpjegojnë veten, madje të mbrojnë punën e tyre.
Kohët e fundit, gazeta konservatore “Weltwoche” denoncoi parashikimet e aplikacionit të motit të “SRF”, pasi në disa vende në Mesdhe, parashikuan temperatura disa gradë më të larta.
Një këshilltar kombëtar i UDC-së akuzon transmetuesin gjermano-folës për manipulim të qëllimshëm të parashikimeve për të nxitur një panik klimatik dhe për të çuar përpara axhendën e të Gjelbërve. Kryemeteorologu i SRF-së pranoi gabimet, ndërsa kritikat i konsideroi absurde pasi këto parashikime janë rezultat i një algoritmi krejtësisht automatik.
E-Diaspora
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ Libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ do të promovohet sonte në qendrën kulturore Brunnenpassage, në...
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
-
Valentin Celo, një profesionist në fushën e financave, sipërmarrjes dhe lidershipit në Kanada
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
Jeta në Zvicër
-
Të gjitha fluturimet e reja nga aeroportet zvicerane në pranverë 2025 Një numër fluturimesh të reja do të operojnë midis Zvicrës dhe aeroporteve evropiane si dhe të...
-
Gjeneva miraton ndihmën financiare për organizatat ndërkombëtare
-
Si të gjeni bileta më të lira të skive në Zvicër?
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri