Shkurt.ch

Debat rreth diskriminimit dhe vetëdiskriminimit në mërgatën shqiptare

Sonte në Lozanë, në orën 18.15, mbahet një debat rreth temës së diskriminimit me aktivistë shqiptarë të profileve të ndryshme.

Universiteti Popullor Shqiptar dhe Albinfo.ch, në bashkëpunim me një mori shoqatash dhe subjektesh të ndryshme shqiptare kanë ftuar aktivistë të jetës shoqërore dhe kulturore për të debatuar rreth temës së diskriminimit apo vetëdiskriminimit.

Shoqatat të cilat i janë bashkuar kësaj nisme janë:  Shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Lozanës (AEAUL), Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë (LAPSH), Shoqata «Ilirët», Instituti Zviceran për Hulumtime Shqiptare (ISEAL), «Liria» – Forumi Shoqëror i femrës shqiptare, Atelier Asllani, UNIA, Pro-Integra, Kult & Art, Shoqata «Studenti» e Universitetit të Cyrihut & Shoqata shqiptare e Winterthur-it.

Ftohen bashkëkombëst dhe prindërt që të jenë sa më të numërt në këtë debat, sepse do të trajtohen tema me interes si dhe do të shqyrtohen mundësitë e tejkalimit të formave të ndryshme të diskriminimit, dhe atë sikurse ndaj vendit pritës si dhe ndaj vendit të prejardhjes.

Për më gjerësisht, shih programin në vazhdim:http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/projekte-zvicerane/diskriminimi-dhe-vet%C3%AB-diskriminimi-i-m%C3%ABrgat%C3%ABs-shqiptare-24318