Shkurt.ch

Debat për reduktimin e gazrave

Dhoma e Ulët e parlamentit Nacional ka debatuar mbrëmë lidhur me reduktimin e emetimit të gazrave industriale. Ndërkohë, Qeveria dhe parlamenti kanë shpallur qëndrimin e tyre që deri në vitin 2020 të reduktohen këto gazra në masën prej 20 për qind.

Në të njëjtën kohë, një iniciativë popullore me moton “Për një klimë të shëndoshë” dëshiron që reduktimi i emetimit të gazrave të jetë për së paku 30 për qind krahasuar me sot, shkruan portali drs.ch.

Dhoma e ulët do të vazhdojë edhe sot debatin mbi këtë temë. Para kësaj, kjo dhomë ishte shprehur për përcaktimin e një vlere maksimale të C02-shit në automjete.