Shkurt.ch
Debat për lokacionet e azilit në regjionin e Zvicrës Qendrore dhe Jugore
Nga viti 2019, federata do të udhëheqë qendra për procedurë të përshpejtuar të azilit me 5000 vende, 690 prej të cilave në regjionin e Zvicrës Qendrore dhe Jugore
Pas vlerësimeve të bëra nga Zyra Federale për Ndërtime dhe Logjistikë (BBL) dhe Zyra Federale për Ambient (BAFU), hapja e një qendre të përhershme federale të azilit në Glaubenberg nuk është një zgjidhje e pranueshme, njofton Departamenti Federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD) në një komunikatë. Trualli ku duhej të ngrihej kjo qendër gjendet në një zonë të mbrojtur natyrore prandaj kishte rrezik që ngritja e saj do të hidhej poshtë nga gjykata.
Nga viti 2019, federata do të udhëheqë qendra për procedurë të përshpejtuar të azilit me 5000 vende, 690 prej të cilave në regjionin e Zvicrës Qendrore dhe Jugore. Në komunikatën përkatëse të EJPD thuhet më tutje se qeveria ka hequr dorë nga lokaliteti Glaubenberg si zgjidhje në këtë drejtim. Në vend të kësaj, federata angazhohet edhe më tutje që kjo qendër të adaptohet në zonën ushtarake Wintersried në lokalitetin Talkessel të Sxchwyz-it, afër Seewen-it.
Si zgjidhje e përkohshme deri në ngritjen e BAZ Wintersried, që parashihet të bëhet në vitin 2022, duhet të shërbejë lokacioni Glaubenberg nëse kantoni Obwalden dhe komuna Sarnen e miratojnë një vazhdim me afat të caktuar.
Kantonet e Zvicrës Qendrore do të kenë mundësinë që deri në fund të vitit të ofrojnë një lokacion tjetër si alternativë. Por ky duhet të jetë në përputhje me kriteret e Konferencës Nacionale të Azilit dhe të ketë kosto të krahasueshme me opsionin e Kantonit Schwyz, thuhet në komunikatë. Federata ka shqyrtuar deri më tash 11 lokacione në regjionin e Zvicrës Qendrore. Ndërsa ajo ka arritur ujdi me kantonet dhe komunat për 14 lokacione në gjithë Zvicrën, të ndarë në 6 regjione.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane