Integrimi
Debat për dhunën në Gjenevë
Tryeza mbahet të mërkurën, më 25 prill 2012, nga ora 18:30-20:00, në UPSH, Chemin Surinam 7, 1211 Genève

Për dhunën e manifestuar nga të rinjtë me sfond migrimi dhe për mundësitë e parandalimit në Gjenevë të Zvicrës, të mërkurën, më 25 prill, do të mblidhen në një tryezë të rrumbullakët për të debatuar ekspertë të fushave të ndryshëm.
Organizatorët e këtij debati nënvizojnë faktin se për autorët e akteve të dhunës ose të kriminalitetit që janë të rinj të dalë nga migracioni, vëmendja përqendrohet shumë shpejt në kulturën e tyre të prejardhjes.
“Nuk është e rrallë të përmendet terminologjia e llojit „dhunë e importuar“ për të shpjeguar raste të manifestimit të dhunës te të rinjtë me prejardhje të huaj”, thonë organizatorët.
Prandaj është iniciuar një debat të tillë që të kuptohen marrëdhëniet shkak pasojë që ekzistojnë mes këtij fenomeni si dhe kontekstit migruese.
Kjo tryezë ka për qëllim të provojë ta zbardhë çështjen e dhunës që shtrohet në përgjithësi brenda popullatës me moshë rinore si dhe të fokusohet mbi këtë fenomen të veçantë që mund të vërehet te të rinjtë me prejardhje të huaj.
Gjatë kësaj tryeze do të bëhet përpjekje të kuptohet ky fenomen preokupues, të shoshiten faktorët e shumtë që ndërhyjnë në situata dhune, si dhe rrugët e mundshme për t’i parandaluar.
Për më shumë informacione: ” Situatat e dhunës dhe të rinjtë migrantë: marrëdhëniet shkak pasojë”
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim Shpresat për një zgjidhje mes mjekëve privatë në kantonin e Gjenevës dhe kompanive të sigurimeve suplementare...
-
Neuchâtel me thirrje për vullnetarë për të shpëtuar jetë
-
Zvicër: Më pak borë, më pak vdekje në male
-
Kuvendi Qytetar mbështet taksën kundër sheqerit
-
Ligji kundër abuzimit të fuqisë në treg, mbyllen dy hetime