Shkurt.ch
Debat në SRF: «Islami zviceran», rruga për integrim!
Asnjë komunitet religjioz në Zvicër nuk shkakton aq shumë kontroverse se sa ai mysliman. Mosmarrëveshja më e re sillet rreth çështjes nëse islami duhet të njihet ligjshëm. Pas social-demokratëve, edhe të gjelbrit e duan një gjë të ngjashme.
Cilin vend duhet ta merr islami në shoqërinë zvicerane të krishterë, shtron pyetjen Televizioni shtetëror zviceran “SRF”, përcjell Albinfo.ch ? Dhe a do të sjell njohja zyrtare e islamit diçka lidhur me radikalizimin dhe armiqësinë ndaj islamit? Partia zvicerane SP është e mendimit se po, por nga ana tjetër, parashtron sfida për bashkësitë tjera religjioze: ato duhet të sigurojnë të drejta të barabarta gjinore, ta akceptojnë shtetin juridik sekular dhe të jenë transparente financiarisht dhe të pavarura nga jashtë.
Plotësimin e këtyre kushteve përmes bashkësive myslimane, kritikët i shohin si iluzion. Islami nuk është pjesë e shoqërisa së tyre dhe për këtë njohja e tij nuk ndryshon asgjë.
A do të ndihmonte njohja e islamit që myslimanët në Zvicër të integrohen më mirë? A i ka tejkaluar kufinjtë Zvicra si shoqëri? A janë myslimanët të gatshëm për një hap të tillë? Apo duhet të bëhet një ndarje e plotë e kishës nga shteti?
Me këtë rast do të diskutohet me mysafirët:
Saïda Keller-Messahli, aktiviste për mbrotjen e të drejtave të besimit islam. presidente dhe drejtoreshë e Forumit për islamin progresiv
Edibe Gölgeli, Këshilltare e lartë në Basel-Stadt
Giuseppe Gracia, përgjegjës per media «Bistum» Chur
Amir Dziri, Professor i shkencave Islame në Uni Fribourg
Mustafa Memeti, Imam, kryetar i shqoatës islamike «Bern»
Pascal Gemperli, Generalsekretär Dachverband Waadtländer Muslime
Andreas Thiel, Politsatiriker
http://www.srf.ch/medien/news/club-ein-schweizer-islam-als-weg-zur-integration/
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













