Lajme

Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull

Ky vlerësim i rëndësishëm njeh arritjet e jashtëzakonshme të Deas në pesë fusha kryesore

Shqiptarja Dea Kamberi është maturante në Doherty Memorial High School dhe është shpallur “Distinguished Young Woman of Massachusetts 2025”, duke u bërë e para studente nga shkollat publike të Worcester që merr këtë titull prestigjioz, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se ky vlerësim i rëndësishëm njeh arritjet e jashtëzakonshme të Deas në pesë fusha kryesore: rezultate akademike, intervistë, talent, aftësi fizike dhe vetë-shprehje, dhe ajo do të përfaqësojë shtetin e Massachusetts në garën kombëtare.

https://www.facebook.com/share/1YtL8Xcs4k/?mibextid=wwXIfr