Nachrichten

Trendi më i ri turistik: Pushimi midis bunkerësh, në Sazan

Është viti i parë që turistët kanë mundësinë të hyjnë fare në këtë ishull

Deti shkëlqen me ngjyrën e tij të bruzët, drurët e fikut ofrojnë hijet e tyre ndërsa nga kodrat shikimi rrëshqet larg mbi Adriatik. Ky përshkrim i Sazanit duket sikur flet për një parajsë pushimesh. Por në fakt ky vit është i pari që turistët kanë mundësinë të hyjnë fare në këtë ishull.

Në saje të pozitës së tij të volitshme strategjike në pjesën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ishulli i vogël u ka shërbyer prej shekujsh ushtrive të ndryshme si vend stacionim: romakëve, osmanëve, grekëve, italianëve dhe madje edhe gjermanëve

Pas Luftës së Dytë Botërore Sazani i ka takuar Shqipërisë, e cila aty kishte ngritur bazën më sekrete ushtarake të vendit

Në vitet `50 këtu kishin ardhur ushtarët sovjetikë pas një marrëveshjeje përkatëse me udhëheqjen komuniste të Shqipërisë me Moskën. “Nga këtu unë mund të kontrolloj Mesdheun deri në Gjibraltar”, lavdërohej shefi i sovjetëve Nikita Hrushçov me rastin e vizitës së bërë në vitin 1958 në bazën e nëndetëseve aty afër, shkruan Merkur.de, transmeton albinfo.ch.

“Ne gjatë 24 orëve të ditës mendonim për luftën”, kujtohet Mihal Lule, i cili ka qenë i stacionuar plot 17 vite në Sazan. Kur në vitin 1961 Shqipëria u prish me BRSS-në dhe nga at u tërhoqën ushtarët rusë,  për 15 vitet në vazhdim u stacionuan kinezët. “Me rusët dhe vodkën e tre jeta në ishull ishte më gazmore”, kujton sot 61 vjeçari, shkruan gazeta gjermane “Merkur”

Nga frika prej një invazioni të perëndimit, ushtria shqiptare pati ndërtuar një rrjet tunelesh me kilometra të gjatë dhe mbi 3600 bunkerë të cilët mund të përballonin sulmin bërthamor. Po ashtu kishte aty edhe një kinema nëntokësore, një shkollë dhe një spital.

Natyra ka filluar ngadalë t`i mbulojë gërmadhat e të kaluarës. Por gjurmët e periudhës ushtarake të ishullit mund të shihen gjithandej.

Por, tash Sazani duhet të s’nderohet në një pikë turistike. “Kjo është një detyrë kolosale, por ne jemi të vendosur”, thotë Auron Tare nga autoritetet përkatëse shqiptare.

Do të ndërtohen një muze dhe një qendër hulumtuese. “Sazani do t`i udhëzojë turistët drejt sekreteve të Shqipërisë komuniste”, premton Tare. “Dhe njëkohësisht do t`ua bëjë atyre më të afërt trashëgiminë historike dhe kulturore te Mesdheut”.