Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë Dje, presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën shqiptare në Francë, përcjell albinfo.ch. Në fjalën e saj, Presidentja...
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
-
Thyhet xhamia shqiptare në Grenchen: Vidhen para dhe dëmtohet prona
Jeta në Zvicër
-
30 ushtarakë zviceranë, të sëmurë nga norovirusi 30 pjesëtarë të ushtrisë janë infektuar me norovirus dhe janë izoluar për të parandaluar përhapjen e...
-
Një e treta e banorëve zviceranë planifikojnë të ndryshojnë siguruesit shëndetësorë
-
Sektori zviceran i prodhimit të orëve përballet me rritje të papunësisë
-
Zviceranët do të votojnë për sigurimin e furnizimit me barna të vendit
-
Bisedimet Zvicër-BE u përplasën në rrugë